24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Në Shkup dje 178 kundërvajtje – 94 për ngasje të shpejtë, 21 për mospasje të patent shoferit

Shkup, 20 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se dje në kuadër të sanksioneve të përforcuara, në territorin Qytetit të Shkupit ka sanksionuar gjithsej 178 kundërvajtje.

Për ngasje më shpejtë se shpejtësia e lejuar janë shqiptuar 94 sanksione, 21 për ngasje pa patent shoferi, 12 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, shtatë për automjete të parregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar gjashtë masa për përdorimin e telefonit celular, dy për kalim në dritë të kuqe, katër për shofer fillestar, 17 për parkim të parregullt.

MPB-ja informon se kontrollet e intensifikuara të aksionit do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe apelojnë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që ta bëjnë trafikun më të sigurt. 

Marketing
Related news