24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Në Shkup 196 shoferë të gjobitur, 40 për ngasje të shpejtë

Shkup, 24 shtator – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 196 masa, mes të cilëve 40 për lëvizje me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Nga MPB-ja sot informuan se 14 gjoba janë për vozitje pa patent shoferi, shtatë për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar 13 masa për përdorimin e telefonit celular, tetë për kalim në sinjal të të mbyllur (dritë e kuqe), pesë shkelje që i kanë shkaktuar shoferët e motoçikletave, 72 për parkim të parregullt”, theksohet në kumtesë.

Kontrollet e përforcuara aksionale të trafikut, paralajmërojnë nga MPB-ja dhe apelojnë deri te qytetarët që t’i  respektojnë rregullat dhe dispozitat rrugore.

Marketing
Related news