-0.2 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Në Shkup 184 shkelje në komunikacion, 39 për vozitje të shpejtë

Shkup, 18 shtator – Janë shqiptuar 184 shkelje në komunikacion dje gjatë kontrolleve të intensifikuara të komunikacionit të kryera nga policia. Nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, 39 janë për tejkalimin e kufirit të shpejtësisë, 27 për vozitje pa patentë shofer, gjashtë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, dhjetë për automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara, kumtoi sot MPB-ja.

Nëntë masa u shqiptuan për përdorimin e një telefoni celular, katër për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tetë për shkelje të kryera nga motoçiklistët, si dhe 50 për parkim të paligjshëm.

“Vazhdojnë aksionet e intensifikuara të komunikacionit. U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thotë nga MPB-ja.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img