26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Në pritje të çmimit të ri të energjisë, pushteti bind se rritja nuk do të jetë më shumë se 10 për qind

Shkup, 17 dhjetor – Qeveria garanton se çmimi i energjisë elektrike pas Vitit të Ri nuk do të rritet për më shumë se 10 për qind, ndonëse disa media raportuan se çmimi i ri i energjisë elektrike do të jetë më i lartë për 38 për qind. Ministrat ekonomik sigurojnë gjithashtu se do të sigurohet sasi e mjaftueshme e energjisë elektrike për funksionimin normal të familjeve.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbetet në qëndrimin tashmë të shprehur se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë deri në 10 për qind.

Ne i kemi bërë të gjitha analizat dhe kam qenë i përfshirë unë si ministër i Ekonomisë dhe institucionet tjera – kompanitë energjetike si ESM, EVN, MEPSO dhe sipas analizave tona mbetem në qëndrimin që kam thënë. Nuk do të ketë rritje më shumë se 10 për qind”, tha Bekteshi.

Për qytetarët, ai sqaroi se tashmë kanë filluar të bëhen modele të reja në pjesën e përcaktimit të çmimit të energjisë, por ato do të vlenin nga qershori.

“Ata që janë më të rrezikuarit mund të kenë ulje të energjisë elektrike nga qershori i vitit të ardhshëm, dhe ata që konsumojnë më shumë se një megavat dhe më shumë se një megavat, që është shumë, dhe ndoshta janë familje shumë të pasura që konsumojnë aq shumë energji elektrike atyre çmimi do t’u rritet edhe më tej. Këtë e them për muajin qershor, duke pasur parasysh se dy herë në vit marrim vendime për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike”, tha Bekteshi.

Edhe zëvendësministri i Ekonomisë Fatmir Bytyqi garanton se çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit nuk do të rritet për aq sa pohojnë një pjesë e mediave.

“Garantoj se në janar çmimi nuk do të rritet në nivelin në të cilin disa mediume, ose indivisë duan ta tregojnë për të krijuar frikë te populli. Ne ashtu siç dëshmuam  më 1 korrik edhe më 1 janar do të dëshmojmë se çmimi do të jetë  ende më i ulëti në të gjithë rajonin dhe do të sigurojmë  energji elektrike të mjaftueshme që të vazhdojë të rrjedhë jeta normale ashtu siç duhet”, deklaroi Bytyqi.

Thotë se për momentin më e rëndësishmja është që shteti të ketë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike dhe prandaj si Qeveri janë të fokusuar në prodhimin e energjisë elektrike me çmim që do të jetë i aksesueshëm për qytetarët.

Ngrirja e çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes për të parandaluar goditjen e çmimit, sipas tij, nuk është masë e qëndrueshme dhe heqja e mundshme e tarifës së lirë është vendim që do ta marrë Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Si Qeveri mund të themi se jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka dhe të intervenojmë nga aspekti i subvencionimit eventual në disa segmente të caktuara. Kemi thënë se gjithçka që nevojitet  si mbështetje dhe ndihmë eventuale ndaj EMV-së ose MEPSO-s do ta bëjmë, tjetra i mbetet KRRE-së të caktojë dhe të japë propozim  i cili është i qëndrueshëm, sepse ata i dinë lëvizjet dhe shpenzimet e energjisë elektrike në periudha të ndryshme kohore. Mund të thonë se ka shkurtim të periudhës së tarifës së lirë sepse kanë mbikëqyrje  nëse  shpenzohet energjia elektrike në atë periudhë kohore ose  jo. Ne jemi përgjegjës të flasim  për atë por jo në dëm të qytetarëve”, potencon Bytyqi.

Deri në fund të vitit, Komisioni Rregullator i Energjetikës. duhet të marrë vendim për çmimin e ri të energjisë elektrike. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img