Manastir, 31 tetor – Në Manastir deri në orën 9 kanë votuar 7,19, ndërsa në Demir Hisar 10,88 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në komunat e Pellagonisë Manastir dhe Demir Hisar sot në mëngjes ishin hapur vendvotimet në të cilat në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale votohet për zgjedhjen e kryetarit.
Në territorin e Komunës së Manastirit janë hapur 170 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 80.882 persona të evidentuar në Listën e Vetme të Votuesve.
Në territorin e Komunës Demir Hisar votohet në 36 vendvotime, ndërsa të drejtë të votës kanë 6.959 persona të evidentuar në Listën e Vetme të Votuesve.
Nga Komisionet Komunale Zgjedhore në të dyja komunat e Pellagonisë konfirmuan se gjatë ditës së djeshme pandërprerë realizohet votimi i personave të regjistruar si të pafuqishëm dhe të sëmurë, votues të cilët janë në izolim shtëpiak të infektuar me Kovid-19, persona të vendosur në Shtëpitë e të moshuarve, si dhe persona të cilët janë në arrest shtëpiak.