Kumanovë, 30 tetor – Pa pengesa zbatohet votimi i personave të sëmurë, të pafuqishmëve, të infektuarve me kovid dhe personave të dënuar në burgun e Kumanovës, informuan sot kompetentët nga Komisioni komunal zgjedhor Kumanovë.
“Të drejtë vote sot kanë 178 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm, 68 të infektuar me Kovid-19 dhe 78 të dënuar”, deklaroi kryetarja e KKZ-së, Brankica Dimkoviq.
Edhe në Nagoriçane të Vjetër votimi po zhvillohet pa pengesa.
“Sot për votim janë paraqitur 14 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm”, informoi kryetari i KKZ-së në Nagoriçane të Vjetër, Marjan Dailovski.