19.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Në Kosovë aktualisht 50 pacientë marrin terapi të vazhdueshme për HIV

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se në Kosovë aktualisht janë 50 pacientë të infektuar me HIV që marrin terapi të vazhdueshme në Infektive.

Krasniqi ka thënë se këta pacientë nuk qëndrojnë në spital tërë kohën, porse paraqiten në rast se kanë infeksione, pasi kanë imunitet të kompromentuar.

“Ata vinë marrin terapi në mënyrë të rregullt, bëjnë ekzamine në repartin e destinuar për këtë qëllim. Më pak se 50 pacientë i kemi në terapi të vazhdueshme me sëmundje HIV/AIDS”, tha Krasniqi në emisionin “SOT” në KTV.

Sa i përket Hepatitit B kronik, Krasniqi ka thënë se 430 janë identifikuar që marrin terapi të vazhdueshme, e 130-140 pacientë janë që kanë Hepatit B kronik, porse nuk kanë nevojë për terapi, pasi virusi nuk i sulmon në sasi të madhe, por ata janë në monitorim të vazhdueshëm.

Marketing
Related news