14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Në ITSHKSH u mbajt konferenca për Qemal Muratin

Shkup, 4 nëntor – Sot, më 4 nëntor 2021, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u mbajt konferenca shkencore me titull “Kontributi i prof. dr. Qemal Muratit për gjuhësinë shqiptare”.

Në konferencën e sotme referuan gjithsej 20 kumtues, të cilët dhanë vlerësimet e tyre shkencore për veprimtarinë shkencore të prof. Qemal Muratit.

Konferenca u hap me fjalët përshëndetëse të drejtorit të Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, i cili e vlerësoi lart punën e madhe që e ka bërë prof. Qemal Murati për Institutin. Pas përfundimit të fjalimit, ai e nderoi Prof. Qemalin me një mirënjohje për veprimtari jetësore.

Fjalë përshëndetëse, që përfundoi me një dekoratë për prof. Qemalin, pati edhe nga rektori i Universitetit “Fan Noli” të Korçës, prof. Dhimitër Bello.

Në pjesën solemne të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Dr. Ylber Sela, i cili po ashtu e nderoi prof. Qemalin me një dhuratë simbolike kujtimi.

Pastaj vazhduan dy sesionet shkencore, në të cilat referuan studiuesit Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Rami Memushaj, Ali Jashari, Avzi Mustafa, Dimitar Pandev, Valter Memisha, bardhosh Gaçe, Dhimitër Bello, Shefkije Islamaj, Nexhip Mërkuri, Rusana Hristova-Bejleri, Kujtim Kapllani, Mirushe Hoxha, Viktor Bakillari, Valbona Toska, Artur Lamaj, Hidajete Azizi, Zeqirija Ibrahimi, Jolanda Lila dhe Idaetet Sinani.

Konferenca u mbyll me fjalën falënderuese të prof. Qemal Muratit, si dhe leximin e konkluzioneve të kësaj konference. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img