14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Në Dibër rritet interesi për dozën e tretë të vaksinës, deri tani e kanë marrë mbi 240 persona

Dibër, 2 nëntor – Rritet interesi për dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid-19 mes banorëve të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, e cila vetëm sot është aplikuar te 64 persona, deklaroi për MIA-n Baki Alili, drejtor i Spitalit  të Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar në Dibër.

“Çdo ditë po rritet numri i atyre të cilët vijnë në pikën e vaksinimit, i cili funksionon në spitalin modular, të vendosur në oborrin e institucionit tonë. Doza e tretë deri tani është aplikuar te mbi 240 qytetarë nga të dyja komunat, ndërsa vetëm sot te 64 persona. Të gjithë ata marrin vaksinën “‘Fajzer’. Kemi sasi të mjaftueshme dhe për këtë u bëj apel të gjithëve u jepet një mundësi e këtillë  ta shfrytëzojnë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të sigurojmë imunitet kolektiv”, tha Alili.

Kundrejt kësaj, shton ai, dukshëm është ulur numri i atyre të cilët paraqiten për dozën e parë, që ndoshta është e kuptueshme nëse merret parasysh përqindja e të vaksinuarve me numrin e popullatës rezidente.

Në komunën e Dibrës dhe Qendër Zhupës me dy doza janë imunizuar mbi 8.300 qytetarë. Në pikën e vaksinimit në Dibër dy doza kanë marrë mbi 7.100, derisa mbi 1,200 persona janë imunizuar në pikat e vaksinimit në Shkup dhe Ohër. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img