13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Në Dibër, regjistrohen rreth 20 mijë qytetar

Shkup, 30 shtator – Në rajonin e regjistrimit 24, i cili përfshinë komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave mund të thuhet se është përfunduar me sukses, deklaroi për MIA-n Reshat Qormemeti, kryetar i komisionit të regjistrimit, sipas të cilit ky operacion i rëndësishëm statistikor është zbatuar pa probleme.

“Gjatë ditës, regjistruesit vizituan edhe një herë shtëpitë ku në kohën e vizitës nuk ishte askush, dhe bëhet fjalë për një numër shumë të vogël. Përfundimisht të paregjistruarit, për arsye të ndryshme, kanë mundësi ta bëjnë këtë në hapësirat e komisionit të regjistrimit, ku ka regjistrues dhe instruktorë, edhe pse në vlerësimin tonë nuk ka persona të tillë, sepse regjistruesit i kanë vizituar disa herë”, thotë Qormemeti.

Komisioni gjendet në katin e tretë të ndërtesës së komunës së Dibrës dhe nëse ka persona të paregjistruar mund ta bëjnë sot deri në orën 20.

Aktivitetet e regjistrimit në këtë zonë ishin drejt përfundimit javën e kaluar, për shkak të së cilës katër regjistrues u dërguan për ndihmë në Strugë.

Mësohet se në komunën e Dibrës janë regjistruar rreth 15 mijë persona, ndërsa në komunën Qendër Zhupë rreth pesë mijë persona.

Rajoni i regjistrimit 24 mbulon 95 zona regjistrimi, nga të cilat 62 në komunën e Dibrës, ndërsa 33 të tjerat në komunën e Qendrës Zhupës. Kishte 43 regjistrues në terren dhe 6 instruktorë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img