6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Në Dibër mbërritën 150 vaksina kundër gripit sezonal, asnjë qytetar nuk është paraqitur për vaksinim

Dibër, 12 nëntor – Në Njësinë e Punës të Qendrës së Shëndetit Publik në Dibër, e cila me aktivitetin e saj e mbulon edhe komunën fqinje, Qendra Zhupë mbërritën 150 vaksina kundër grupit sezonal, por asnjë qytetar nuk u paraqit për vaksinim.

“Morëm 150 vaksina të dedikuara për persona të moshës mbi 65-vjet dhe të sëmurë kronikë, të cilat janë falas. Por, ekipi ynë gjatë ditës së sotme, ditës së parë të imunizimit kundër gripit sezonal, nuk aplikoi asnjë vaksinë”, deklaroi për MIA-n, epidemiologu Mentor Mela, udhëheqës i njësisë.

Theksoi se kjo është për shkak se në aplikacionin vakcinacija,mk nuk është regjistruar për vaksinim asnjë person nga ky rajon.

Mesatarisht në vit në këtë njësi kundër gripit sezonal imunizohen nga 500 persona nga të dyja komunat.

Sipas tij, të hënën pritet që të mbërrijë sasi e re me vaksina komerciale.

Latest news
Related news