23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Në dhjetë komuna përfundoi numërimi i votave

Shkup, 31 tetor 2021 – Në dhjetë komuna tërësisht janë përpunuar të dhënat e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.

Sipas ueb aplikacionit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Haraçinë Ridvan Ibraimi i BDI-së i ka fituar 50,75 për qind të votave, kundrejt Milikie Halimit nga LSDM-ja – 47,82 për qind të votave.

Në Bogovinë, Besnik Emshi nga BDI-ja i ka fituar 62,29 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij ASH/A Albon Xhemaili 36,36 për qind.

Në Vevçan, Spase Koçovski nga VMRO-DPMNE i ka 50,41 për qind të votave, ndërsa Sashi Jankoski LSDM – 46,88 për qind.

Në Demir Kapi, Llazar Petrov i LSDM-së i ka fituar 49,93 për qind të votave ndërsa Andon Donev nga VMRO-DPMNE 48,47 për qind të votave.

Në Demir Hisar, Nikolla Najdovski nga VMRO-DPNE i ka 49,75 për qind të votave ndërsa Stevçe Mitrevski i LSDM-së 46,76 për qind.

Në Konçe Zllatko Ristov i VMRO-DPMNE-së i fitoi 49,93 për qind të votave ndërsa Bllagoj Iliev nga LSDM-ja 48,89 për qind të votave.

Në Llozovë, Boshko Cvrtkovski nga VMRO-DPMNE i ka 49,94 për qind të votave, ndërsa Aco Vellkov nga LSDM-ja, 47,45 për qind.

Në Pehçevë, Aleksandar Kitanoski nga VMRO-DPMNE 51,20 për qind të votave, ndërsa Sllavço Pandurski nga LSDM 45,98 për qind të votave.

Në Rosoman, Stojan Nikollov i LSDM-së i ka 53,65 për qind të votave ndërsa Tihomir Nikollov nga VMRO-DPMNE i ka 44,31 për qind të votave.

Në Çashkë, Goran Stojanovski i LSDM-së i ka 56,07 për qind të votave, para Suat Shqirov nga BDI 41,78 për qind të votave.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img