26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Në “China Consumer Expo” 630 kompani nga e gjithë bota

Pas nënshkrimit të një marrëveshje me organizatorët përmes lidhjes video, marka luksoze italiane “ETRO” është bërë një nga markat e fundit ndërkombëtare që konfirmon pjesëmarrjen e saj në Panairin e parë Ndërkombëtar të Konsumatorit në Kinë, raporton “Xinhua”.

Francesco Freschi, menaxher i përgjithshëm i “ETRO”, deklaroi se bota është e mahnitur nga qëndrueshmëria e fortë dhe vitaliteti i ekonomisë kineze, dhe se kompania që ai përfaqëson pret të zhvillojë marrëdhënie dhe bashkëpunim me pjesëmarrësit e ekspozitës.

Panairi i parë kinez kushtuar produkteve të konsumit të nivelit të lartë do të zgjasë katër ditë dhe do të fillojë më 7 maj në Haikou, kryeqendra e provincës ishullore Hainan në Kinën jugore.

Eventi do të ndiqet nga 630 kompani ndërkombëtare nga 69 vende dhe rajone, një shenjë e entuziazmit të madh të investitorëve globalë për të përqafuar tregun kinez.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img