14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Në çatinë e QTQ-së do të ndërtohet sistem diellor për prodhimin e energjisë elektrike

Shkup, 29 tetor – SHA “ESM” dhe SHA “QTQ” do të ndërtojnë sistem për prodhimin e energjisë elektrike nga Dielli në çatinë e Qendrës Tregtare të Qytetit. Fotovoltaikët do të vendosen në hapësirën e çatisë, e cila aktualisht është e pashfrytëzuar dhe e cila në të ardhmen do të përdoret për prodhimin e energjisë së gjelbër në zemër të qytetit, kumtoi SHA “ESM”.

Me ndërtimin e fotovoltaikëve në çatinë e Qendrës Tregtare të Qytetit, siç theksohet, do të mundësojë investimin në burime të reja të rinovueshme të energjisë, që realizon zhvillim të qëndrueshëm dhe redukton ndikimin negativ në mjedis duke përdorur çatinë e një godine biznesi.

Memorandumin e bashkëpunimit e nënshkruan drejtori i përgjithshëm i SHA “ESM”, Vasko Kovaçevski dhe drejtori Ekzekutiv i SHA “QTQ” Gjoko Trajçevski. Kompani synon që me realizimin e Strategjisë për zhvillimin e energjetikës 2021-2025 dhe një nga prioritetet e larta të politikës energjetike të SHA “ESM”, ndërsa me këtë edhe transformimi energjetikë duke zgjeruar kapacitetet prodhuese nga burime të rinovushme të energjisë, veçanërisht nga energjia diellore, thuhet në kumtesë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img