14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Në Budapest u mbajt takimi i dhjetë odave ekonomike nga Ballkani Perëndimor dhe nga Grupi i Vishegradit

Shkup, 5 nëntor – Thellimi i lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit në bazë rajonale perceptohen si mundësi për përshpejtim të rritjes ekonomike dhe si dobi e ndërsjelltë e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe të katërshes së Vishegradit. Kjo u theksua në takimin e punës që u mbajt këto ditë në Budapest të kryetarëve dhe të përfaqësuesve të lartë të dhjetë odave ekonomike – nga një ra anë, gjashtë odave ekonomike nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia), ndërsa, nga ana tjetër, katër vende nga i ashtuquajturi Grupi i Vishegradit (Hungaria, Çekia, Sllovakia dhe Polonia).

Ky është takimi i parë i llojit të këtillë dhe është pjesë e aktiviteteve të Forumit investues të odave të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa nga vendi mori pjesë Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut, si oda e vetme – anëtare e Forumit investues të odave të Ballkanit Perëndimor.

“Takimi është pasqyrim i interesit dhe dëshirës së të gjitha palëve të kyçura për rritje të bashkëpunimit mes kompanive nga rreth dhjetë vende. Në atë kontekst, u këmbyen mendime për ngjarjet ekonomike në secilin prej vendeve, si dhe për rolin e odave ekonomike në lehtësimin e bashkëpunimit afarist në të ardhmen. Takimi vjen në një moment të rëndësishëm, kur procesi integrues evropian i vendeve nga Ballkani Perëndimor përjeton ngadalësim të caktuar. Në atë kontekst, thellimi i lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimi në bazë rajonale perceptohen si mundësi për përshpejtim të rritjes ekonomike dhe si dobi e ndërsjelltë e vendeve nga Ballkani perëndimor dhe katërshes së Vishegradit. Ekziston potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për ndërlidhje më të madhe ekonomike, kështu që në periudhën në vijim përmes formave të llojllojshme do të kërkohen mekanizmat më efikas për shfrytëzim të atij potenciali”, kumtoi Oda ekonomike e Maqedonisë.

Odat nga Grupi i Vishegradit dhe nga Ballkani Perëndimor nënshkruan deklaratë të përbashkët me të cilën e konfirmuan dëshirën e përbashkët për të kontribuuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal ekonomik mes vendeve nga V4 dhe BP6, të bashkëpunojnë dhe kontribuojnë për përmirësim të klimës afariste dhe investuese dhe për zhvillimin e sektorit privat në vendet, si dhe të kenë kontribut më aktiv për rifillim ekonomik të rajonit pas pandemisë me Kovid-19 për përballje me sfidat ekonomike dhe pasojat nga kriza. Odat nga V4 dhe Odat nga KIF BP6 e cekin rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, transformimit të gjelbër dhe digjital të industrisë dhe sigurisë energjetike.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img