14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja me Kovid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19 dhe 21 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 1,893 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në bazë të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit, 16 persona janë shëruar, derisa 445 persona janë ende aktivë me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 160, 809 raste të infektimit.

Prej tyre 2,978 persona kanë vdekur

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img