4.8 C
Skopje
Friday, December 2, 2022

Ndryshojnë rregullat drejt Italisë; Vëmendje për gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana

Ndryshojnë rregullat drejt Italisë
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë
Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë duhet të jenë të pajisur me:
1) Certifikata e gjelbër (green pass) Covid-19 e lëshuar pas vaksinimit të plotë, ose certifikatë e ngjashme e lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendore që deklaron kompletimin e vaksinimit. Njihen vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson&Johnson. Certifikata e gjelbër mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar.
2) Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes.
3) Formulari dixhital i lokalizimit të pasagjerëve PLF https://app.euplf.eu/
Në rast se nuk plotësoni pikën 1, mundësohet hyrja, por është e detyrueshme të respektohet një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e shënuar në Formularin e Lokalizimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test molekular ose antigjen në fund të periudhës së vetëizolimit.
Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Tirana International Airport

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img