6.8 C
Skopje
Thursday, April 18, 2024

Ndërron jetë Arben Sejfullai, pronari i radios “PRO FM” në Gostivari

Ka ndërruar jetë Arben Sejfullai, pronari i radios së njohur “PRO FM” që transmetohej në nivel të rajonit të Gostivarit.

Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij familjare në Gostivar. Sejfullai shumë vite ishte një punonjës i dalluar në fushën e mediave, si dhe themelues i radio “PRO FM”, ndër radiot e para në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai në mënyrë aktive ishte pjesë e nismave për rregullimin e mediave elektronike në vend.

Vinte nga një familje intelektualësh dhe patriotësh të Gostivarit, gjegjëishst ishte i biri i Hanife Sejfulla – Reçani, emër i madh, thesar i kulturës shqiptare dhe kultivuese e vlerave në kohërat kur çdo tingull ishte rezistencë ndaj asimilimit e qëndrim kundër shuajtjes së melosit tonë.

Arben Sejfullai ishte edhe pjesëmarrës në UÇK në vitin 2001.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshortën dhe një vajzë.

Marketing
Related news