-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Ndahen mirënjohjet për studentët më të mirë të diplomuar të UCIM-it

Shkup, 12 tetor – Njëzet e dy studentë më të mirë të diplomuar për vitin akademik 2018/19, dhe po aq për vitin akademik 2019/20 sot morën mirënjohje dhe shpërblime të rastit për suksesin e realizuar.

Gjithashtu, edhe dhjetë studentë të studimeve të rregullta nga semestri i fundit në ciklin e parë të studimeve, të cilët treguan rezultate të veçanta në studime, nga fusha e arkitekturës, shkencave shoqërore dhe arteve në UCIM për vitin akademik 2019.20, e morën mirënjohjen “26 Korriku” nga Fondacioni “Frank Maning” nga Britania e Madhe.

Rektori i UCIM-it, Nikolla Jankullovski në ndarjen e sotme solemne të mirënjohjeve para pllajës së Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi (UCIM), theksoi se mirënjohjet i fituan ata studentë të cilët me vendosmërinë e tyre për një nuancë u ndanë nga kolegët e tjerë, dhe u bënë të parët sipas cilësisë në brezin e tyre.

“Sot u ndaj mirënjohje dhe shpërblime për sukseset e tyre të jashtëzakonshme, por edhe për kontributin e tyre ndërveprues në zhvillimin dhe përmirësimin e njohurive. me këtë akt solemn u jap mirënjohjen e duhur studentëve më të mirë të Universitetit tonë. Qëllimi i kësaj ceremonie modeste të sotme është t’ju shpërblejmë dhe lavdërojmë publikisht”, tha rektori Jankullovski. 

Ai shtoi se këta studentë me sukseset e tyre të mbërritura gjatë studimeve, marrin pjesë në krijimin e ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së studimit, të Universitetit më të vjetër dhe më të mirë në vendin tonë, ndërsa me këtë, siç tha, kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij, në përparimin dhe afirmimin në të gjitha fushat dhe veprimtaritë.

Siç shpjegoi, kriteret për marrjen e mirënjohjes i përmbushin shumë studentë, dhe pikërisht për shkak se, Universitetit ka vendosur t’i shpërblejë të gjithë.

Mirënjohjet për studentët më të mirë të diplomuar ndahen një herë në vit.

Llojin dhe lartësinë e mirënjohjeve i përcakton rektori çdo vit, në varësi së mjeteve me të cilat disponon Universitetit për këtë destinim, ndërsa shpërblimin “26 Korriku” është 9.000 denarë në vlerë neto për çdo student.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img