Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qeveria synon krijimin e deri në 2 mijë vendeve të reja pune në katër komunat veriore.
Kjo mbështetje, sipas Muratit, është një përpjekje për të rritur punësimin dhe për të stimuluar rritjen ekonomike në një zonë që ka kaluar kohëra të vështira.
Për të përfituar nga këto subvencione, sipas tij, bizneset e interesuara mund t’i drejtohen zyrave të Agjencisë së Punësimit, të cilat tashmë operojnë edhe në hapësirat e objekteve komunale në veri.
“Me rivendosjen e rendit dhe ligjit në katër komunat veriore të vendit, tani po shohim dita ditës edhe hapjen e bizneseve të reja dhe shtimin e aktivitetit afarist në atë pjesë. Qeveria po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët”, ka shkruar Murati në Facebook.