14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Murati flet për rritjen e çmimeve: Inspektorati i Tregut dhe Autoriteti i Konkurrencës të merren me këtë çështje

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe prodhuesit vendor, ka folur edhe për rritjen e çmimeve në vend.

Murati ka thënë se me çështjen e rritjeve të çmimeve në Kosovë duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës.

Ai ka shtuar se kudo që vërehet që ka pasur manipulime me çmime të produkteve, do të merren institucionet përkatëse.

“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekziston dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, tha Murati. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img