8.8 C
Skopje
Friday, April 19, 2024

MSH: Rivaksinohen 43,5 për qind e qytetarëve të rritur

Shkup, 29 shtator – Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 4953 doza të vaksinave, prej të cilave 1282 janë aplikuar si dozë e parë, 3064 janë rivaksinuar, ndërsa 67 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Në përfundim me 28 shtatorin gjithsej janë vaksinuar 785.693 qytetarë, janë rivaksinuar 724.835, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 137 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga qytetarët mbi 40 vjeç 52 për qind janë rivaksinuar, ndërsa 32 për qind e popullatës deri 39 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës. Përfshirja me vaksinim me një dozë të vaksinës të popullatës së rritur është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 43,5 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e të gjithë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës kanë marrë dy doza të vaksinës, informojnë nga Ministria.

Marketing
Related news