-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

MSH: Dje janë vaksinuar 12.062 qytetarë, 690.806 janë rivaksinuar

Shkup, 21 shtator – Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në të gjithë shtetin, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, deri dje janë vaksinuar gjithsej 774,422 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 2,955 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 12,062 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1,465,229 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 690,806 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Me numrat e fundit, siç theksohet, 55 për qind e popullatës mbi moshën 40 vjeçare e kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 31 për qind e popullatës nga mosha 18 deri në 39 vjeçare është vaksinuar me një dozë të vaksinës.

Qytetarët vaksinohen pa termin të caktuar, në pikat ekzistuese të vaksinimit nëpër shtet. Fëmijët nga mosha 12 deri në 18 vjeçare vaksinohen me pëlqimin e prindërve. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyra e vetme që të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinim komplet pengohet forma e rëndë e sëmundjes dhe zvogëlohet shansi nga sëmundja, si dhe rezultati i vdekshmërisë nga e njëjta, qëndron në kumtesë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img