30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

MSH: 46% e qytetarëve të imunizuar me dy doza vaksinash

Shkup, 8 nëntor – Të Enjten, të Premten dhe gjatë fundjavës janë aplikuar 8.125 doza të vaksinave, prej të cilëve 1.706 si dozë e parë, 1.899 janë rivaksinuar, kurse 4.590 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Sipas MSH-së, deri më 7 Nëntor, gjithsejt janë vaksinuar 809.293 qytetarë, 780.456 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë 43.376 qytetarë. Në total në vendin tonë janë aplikuar 1.633.125 vaksina.

Sipas analizave, 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e grupmoshës nga 18 deri 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Përfshirja e popullsisë mbi 18 vjeç me një dozë vaksine është 57%, me dy doza – 46%, kurse sipas numrit të vaksinave të aplikuara 39% e popullsisë së përgjithshme të vendit është vakinura, kurse 37% kanë marrë dy doza të vaksinave.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img