5.8 C
Skopje
Friday, April 26, 2024

Mourinho i veçantë si gjithmonë, publikon foto duke ngrënë bukë në rrugë – tregon edhe arsyen pse e bëri një gjë të tillë

Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Cagliari 1-2.

Giallorosët ishin duke humbur 1-0, por u rikthyen falë një goli nga Roger Ibanez dhe një tjetri nga Lorenzo Pellegrini.

Në këtë takim trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk ishte në pankinë, pasi ishte i skualifikuar pas kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Napolit.

Portugezi e ndoqi ndeshjen nga tribunat duke qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në telefon për të komunikuar me pjesën tjetër të stafit.

Skualifikimi që i kishte bërë Serie A, ia ka pamundësuar Mourinhos të futet edhe në zhveshtore pas ndeshjes.

Kësisoj Special One ka publikuar një fotografi pas ndeshjes në rrugë duke ngrënë bukë, foto që është bërë virale.

https://www.instagram.com/p/CVkVwAhqpmu/?utm_source=ig_web_copy_link

“Loja ka përfunduar… tri pikë… ushqim i këndshëm (nuk mund të shkoj në dhomën e zhveshjes) dhe një fëmijë më shumë Ohene Afena Gyan Felix”, ka shkruar Mourinho.

Trajneri i famshëm portugez përmendi edhe talentin ganez Ohene Afena Gyan Felix, i cili bëri debutimin me Romën dhe u paraqit mjaftë mirë ndaj Cagliarit.

Marketing
Related news