Shkup, 29 tetor – Moti në vend do të jetë me diell me erë të lehtë deri në mesatare juglindor. Në orët e mëngjesit në disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës dhe vranësirave të ulëta, veçanërisht në pjesët jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -3 deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 14 deri 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe pak me mjegull me erë të lehtë jugore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 0, ndërsa e ditës do të arrijë 17 gradë.
Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell me mëngjese të ftohta. Nëpër disa fushëgropa, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, posaçërisht në pjesët jugore. Të martën pritet reshje të shiut të ndjekura me erë të fortë.