29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Moti sot i freskët dhe me vranësira

Shkup, 10 nëntor – Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të konsiderueshme dhe më i freskët, nëpër fushëgropa me dukuri të mjegullës. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi juglindor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Në pjesët juglindore, pasdite do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të shkurta të shiut.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 9 deri 14 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 3, ndërsa e ditës do të arrijë deri 12 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira mesatare deri të konsiderueshme, paradite nëpër fushëgropa me dukuri të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, më e shprehur përgjatë ditës së nesërme. Temperaturat do të jenë më të ulëta, të mëngjesit vende-vende do të zbresin nën zero.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img