0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Moti me vranësira mesatare me temperatura deri 16 gradë

Shkup, 16 nëntor – Moti paradite do të jetë me vranësira mesatare, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës. Pasdite vranësia do të ulet dhe do të mbizotërojë mot mesatarisht i vranët. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Siç informojnë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira dukshëm të ulëta, ndërsa gjatë ditës vranësira mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 13 gradë.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm, paradite nëpër lugina me paraqitje të mjegullës dhe vranësira dukshëm më të ulëta. Vetëm të enjten në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi lokal.

Latest news
Related news