21.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Mot me vranësira mesatare, me temperaturë maksimale deri 35 gradë

Shkup, 20 shtator – Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe pak më i ngrohtë, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në pjesët perëndimore përkohësisht me vranësira me shi lokal afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor, veçanërisht e theksuar në pjesët perëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 17, ndërsa maksimalja do të lëvizë prej 26 deri 35 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 32 gradë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img