Shkup, 13 nëntor – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me mjegull të mëngjesit nëpër fushëgropat e veçanta. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 13 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me mjegull të dobët të mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 0 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë në 14 gradë Celsius.
Në ditën e dytë të fundjavës do të mbajë mot stabil, me diell me vranësira mesatare dhe me mjegull të mëngjesit nëpër disa fushëgropa. Temperatura e mëngjesit në disa vende do të jetë rreth zero, ndërsa në dy ditët e para të javës së ardhshme për shkak të vranësirave të rritura gjithkund do të jenë pozitive. Të hënën në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të dobët.