34.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Mot me diell me temperatura të ulëta

Shkup, 27 tetor – Moti sot në mëngjes në vend do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryejë erë veriore e dobët deri në mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 14 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 0 ndërsa e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Pason periudhë e motit të paqëndrueshëm, me paraqitjen e vranësirave mesatare. Temperatura minimale nesër në më shumë vende do të jetë negative ndërsa nga e premtja do të ketë rritje, veçanërisht të temperaturave të mëngjesit, të cilat kudo do të jenë pozitive. Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img