2.8 C
Skopje
Friday, January 28, 2022

Momenti kur krokodili kap dronin që po i fluturonte mbi kokë, i del tymi nga goja kur fillon ta përtypë atë

Një blogere udhëtimesh ka kapur momentin kur një krokodil kapi dronin e saj që po fluturonte, në moçalin Everglades të Florida-s.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Dev H Langer publikoi pamjet në TikTok, ku janë shikuar më shumë se katër milionë herë.

Videoja tregon dronin që fluturon mbi ujë derisa operatori i tij përpiqet të marrë një pamje nga afër të krokodilit.

Krokodili, që grupi i referohet si George, mund të vërehet duke shikuar dronin që fluturonte mbi kokën e tij.

Papritmas ai hidhet lart duke dalë nga uji dhe kafshon dronin fluturues.

##FYP ##Everglades ##aligator ##DJI ##Drone ##Florida ##Snack♬ original sound – Devhlanger

https://www.tiktok.com/embed/v2/6999103819607051525?lang=en-US

Grupi mbetet në shok derisa krokodili fillon të përtypë pajisjen e shtrenjtë.

Dikush prapa kamerës mund të dëgjohet duke thënë: ‘O Zot, ai po e ha atë!’.

Pas disa momenteve, krokodili duket se kafshon bateritë e dronit, dhe tymi del nga goja e tij.

Langer potencoi më vonë se krokodili nuk pësoi lëndime, duke shkruar në TikTok se “George është mirë dhe se ‘dukej përsëri i uritur’”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img