Artisti i njohur shqiptar, Skerdi, ka lansuar ditën e sotme këngën e re.
“M’ke rrejt” titullohet projekti, për të cilin ka bashkuar forcat me këngëtaren Teuta Selimi.
Kënga e dyshes u kompletua edhe nga ana vizuale, gjersa artistja mori vëmendje të madhe me paraqitjen tërheqëse në videoklip.
Teksti dhe melodia u realizua nga vet këngëtari, kurse për ‘beat’-in u përkujdes Joezee.
Miksimi dhe masterizimi u bë në studion e Red Box Entertainment nga producenti Big Bang.
Me t’u publikuar, projekti mori reagime të menjëhershme të cilat njëherësh ishin mjaft pozitive.