14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Mjeku anglez publikon “fotografinë e frikshme”: Një vaksinë apo këtë sasi ilaçesh, çdo ditë?

Një fotografi që po qarkullon aktualisht në mediat sociale ka marrë vëmendjen e shumë mediave, sidomos atyre gjermane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fotografi të cilën e ka rishpërndarë edhe virologu më i mirë gjerman Christian Drosten nga Charité e Berlinit, mbi të cilën ka shkruar: “Kjo është shumë mbresëlënëse”.

Ndryshe, një foto është shpërndarë në mediat sociale nga Dr. David Frocester, i cili thuhet se punon në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin Mbretëror Gloucestershire në Mbretërinë e Bashkuar.

Aty shihen shumë ilaçe, të cilat sipas përshkrimit të tij, të gjitha janë të nevojshme për të trajtuar një pacient me Covid-19 për një ditë në njësinë e kujdesit intensiv.

Qetësues, antiinflamatorë, relaksues të muskujve, antibiotikë – ka edhe infuzione të ndryshme dhe preparate të tjera.

Dhe mesazhi i tij është i qartë: “Kjo mund të parandalohet me vaksinim”.

Forcester u drejtohet kryesisht atyre që nuk janë vaksinuar ende kundër coronavirusit për shkak të shqetësimeve mjekësore, përcjell Telegrafi.

Sipas një përshkrimi tjetër, trajtimi në njësinë e Kujdesit Intensiv lë gjithashtu gjurmë sepse zgjat dukshëm më shumë se, për shembull, pneumonia e lidhur me gripin: Mesatarisht, sipas RKI, njerëzit me Covid-19 janë në njësinë e kujdesit intensiv për 16 ditë.

Në këtë drejtim thuhet se kjo është me të vërtetë e gjatë dhe se mund të ketë pasoja afatgjata specifike për organet pas trajtimit intensiv të zgjatur, dëmtim i veshkave, përkeqësim i funksionit të mushkërive, inflamacion i muskujve të zemrës, lodhje, rraskapitje dhe elasticitet i kufizuar, probleme me frymëmarrjen, përqendrimin dhe kujtesën, çrregullimet e gjumit, dobësinë e muskujve dhe dhimbjen deri te problemet psikologjike si depresioni dhe ankthi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img