2.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Mitreska: Politika monetare është një nga shtyllat e rimëkëmbjes së ekonomisë

Shkup, 23 shtator – Masat dhe politikat të zbatuara nga ana e Bankës Popullore, si dhe bankat qendrore në përgjithësi, i kanë dhënë rezultatet e dëshiruara në lehtësimin e efekteve nga kriza me korovavirusin. Edhe krahas pandemisë, aktiviteti kreditor në vend edhe më tej rritet, ndërsa qasja e papenguar deri tek kapitali i tregjeve ndërkombëtare mundësoi përforcim të rezervave devizore dhe financim të masave antikrizë, vlerësoin zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska.

Në prezantimin e tij në “Shkollën ndërkombëtare ekonomive verore” – “Bëni dallimin: Mësoni si ta vlerësoni ndikimin ekonomik të pandemisë nga kovid -19”, të organizuar nga Fakulteti ekonomik në Universitetin “Shën Cirili and Metodi”, Mitreska theksoi se që në fillimet e krizës së koronës, bankat qendrore dhe Banka Popullore kanë lehtësuar politikën monetare duke ulur normën e interesit dhe duke siguruar likuiditet shtesë për të stimuluar aktivitetin ekonomik.

“Krahas instrumenteve të zakonshëm për lehtësimin e politikës monetare, disa nga bankat qendrore të ekonomive në zhvillim kanë zbatuar programe për të rritur pasuritë e letrave me vlerë të qeverisë dhe korporatave”, theksoi zëvendësguvernatorja Mitreska.

Vlerësoi se politikat e zbatuara kanë dhënë rezultatet e dëshiruara – qasja në kapital për vendin dhe rajonin është e papenguar, duke hapur hapësirë për veprim përmes politikës fiskale, ndërsa kreditimi në vend rritet dhe e stimulon aktivitetin ekonomik.

Kriza globale financiare, sipas Mitreskës, kontribuoi për rimendimin e arkitekturës globale financiare rregullatore, me standarde, mjete dhe praktika të reja për kujdes më të madh. Prej atje, tha Mitreska, sektori bankar edhe në vend edhe në përgjithësi, e priti krizën stabile dhe në formë të mirë, e cila madhe edhe u forcua gjatë pandemisë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img