30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Mirënjohje për tri kompani me praktikë më të mirë për siguri dhe shëndet në punë në vitin 2021

Shkup, 4 nëntor – “Kromberg dhe Shubert” – Manastir, Qumështorja SHA – Manastir dhe Rive Shped – Bogdanc janë tri kompanitë në vend të renditura më mirë sipas Çmimit kombëtar të kompanisë me praktikë më të mirë për siguri dhe shëndet gjatë punës në vitin 2021. Zgjedhjen e tyre e organizoi Këshilli Kombëtar për Siguri dhe Shëndet Gjatë Punës, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ndërsa ministrja Jagoda Shahpaska sot u ndau plaketa kompanive të cilat janë zgjedhur sipas vlerësimit të komisioneve.

Ndarja e mirënjohjeve kompanive edhe sivjet për shkak të pandemisë u mbajt më vonë, gjatë shënimit të Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë (SSHP) në vend siç ishte praktikë më herët, më 28 prill – Dita Botërore për SSHP.

Siç bëri të ditur MPPS-ja, gjatë ndarjes së mirënjohjeve ministrja Shahpaska theksoi se kapitali njerëzor është më i rëndësishëm dhe për këtë vlen çdo përpjekje për të ofruar vende pune të sigurta dhe për të ruajtur shëndetin gjatë punës.

“Me rëndësi të veçantë është kontributi juaj që ju si kompani e jepni në përhapjen e mesazhit për rëndësinë e investimit në zhvillim të vazhdueshëm dhe përparim të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës, respektimin dhe implementimin efikas të detyrimeve ligjore në këtë fushë”, tha ministra Shahpaska.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Shëndet Gjatë Punës, Jasmina Çallovska, uroi kompanitë të renditura më mirë për përkushtimin e tyre në ofrimin e vendeve të sigurta të punës dhe kujdesin për shëndetin e të punësuarve dhe e theksoi punën e jashtëzakonshme të komisioneve profesionale për siguri dhe shëndet gjatë punës të cilat, siç tha, edhe në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia me sukses e kanë përfunduar punën, i vizituan kompanitë me qëllim për të parë gjendjen reale në terren.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img