8.8 C
Skopje
Wednesday, September 28, 2022

Mino Raiola fajëson Milanin pas vërshëllimave të tifozëve drejtuar Donnarummas

Agjenti Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola ka fajësuar Milanin pasi portieri u bë cak i vërshëllimave të tifozëve gjatë ndeshjes Itali-Spanjë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

22-vjeçari nuk u prit mirë në San Siro kur u kthye me kombëtaren italiane për ndeshjen ndaj Spanjës.

Donnarumma u vërshëllye nga tifozët e Milanit që ngrohja deri në fund të lojës, duke shkaktuar polemika në Itali.

Portieri ndjeu presionin në humbjen 2-1 të Italisë në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve kundër La Roja, duke ndezur një debat të pafund nëse tifozët e Rossonerëve duhet të kishin vërshëllyer apo jo Gigion gjatë ndeshjes me ekipin kombëtar.

Agjenti i Donnarummas, Mino Raiola ka folur për mediumin Il Corriere dello Sport duke e mbrojtur klientin e tij dhe çuditërisht goditi Milanin.

“Unë jam i neveritur për thashethemet ndaj Donnarummas dhe pyes veten pse Milani nuk ndërhyri në një farë mënyre pas atij baneri”, ka thënë fillimisht agjenti për Il Corriere dello Sport.

“Ajo që ndodhi në stadium është e trishtueshme, e çuditshme dhe e turpshme”.

“Është e çuditshme që tifozët e Milanit synojnë Donnarumma, vetëm sepse ai bëri një zgjedhje të lirë”.

“Është gjithashtu e çuditshme dhe zhgënjyese që Milani nuk u distancua nga kjo sjellje e papranueshme”.

“Italia dukej keq para të gjithë botës, unë me të vërtetë e vlerësoj gjestin e Sergio Busquets, ai e kuptoi situatën dhe atë që Gigio po kalonte”, përfundoi Raiola. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img