Shkup, 27 shtator – Ministria e Ekonomisë sot do ta shënojë Ditën Botërore të Turizmit 27 Shtatorin me një ngjarje në Klubin e deputetëve në të cilin fjalim do të ketë ministri Kreshnik Bekteshi.
Ministria e shënon çdo vit Ditën botërore të turizmit si mundësi në një vend të tubohen të gjithë faktorët e sektorit turistiko-hotelierik, siç thekson, me punën e vet dhe angazhimin kontribuojnë për zhvillimin e turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Krahas ministrit Bekteshi në ngjarje fjalim do të ketë edhe drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Lupço Janevski si edhe përfaqësues të odave dhe shoqatave për turizëm dhe hotelieri.