23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 5 nëntor – Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Peleshi do të pritet nga ministrja Radmilla Shekerinska, ndërsa pas ceremonisë zyrtare me nderimet më të larta ushtarake, do të realizohet takim sy më sy i dy ministrave dhe takim i dy delegacioneve.

Dy bashkëbiseduesit do të bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, për rolin e të dyja vendeve anëtare të Aleancës në thellimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe për avancimin e mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes, kanë marrëveshje të ndryshme në mbrojtje, bashkëpunojnë në nivel rajonal dhe janë aleatë në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Delegacioni shqiptar do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme dhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img