2.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Ministri i Jashtëm i Katarit: Po punojmë me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit

Ministri i Jashtëm i Katarit tha se vendi i tij po punon me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit “sa më shpejt që është e mundur”.

Nuk ka ende “asnjë indikacion të qartë” se kur aeroporti i Kabulit do të rifillojë funksionimin normal, tha Mohammad bin Abdulrahman al-Thani gjatë një konference për media me homologun e tij britanik, Dominic Raab, të enjten në Doha.“Shpresoj se në ditët në vijim do të dëgjojmë disa lajme të mira”, tha ai.

Më herët, Al Jazeera, duke cituar një zyrtar të aviacionit civil në Afganistan, tha se fluturimet e brendshme nga aeroporti i Kabulit do të rinisin më 3 shtator.

Transmetuesi me qendër në Katar raportoi se një ekip teknik i Katarit po vlerëson dëmet në aeroport dhe se planet janë që ai të rikthehet në punë “së shpejti”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img