Shkup, 20 shtator – Në Tv duelin në Kanl 5, pasi Hristijan Mickovski deklaroi se VMRO-DPMNE do të fitoka në zgjedhjet lokale 2021, iu parashtrua një nënpyetje nga gazetari se çka do të jetë tregues për sukses – “numri i kryetarëve të komunave, fituesi në Shkup, ose pergjithësisht në listat e këshilltarëve”, përcjell Zhurnal.mk.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski u përgjigj: “Shikoni kalkulimet matematikore ti lëmë anash, VMRO-DPMNE do të fitojë më shumë vota se LADM, VMRO-DPMNE do të jetë ajo parti politike dhe koalicioni që e udhëheqë VMRO-DPMNE, që do ti fitojë zgjedhjet”.
Për dallim nga Hristijan Mickovski, i cili fare nuk përmendi se koalicioni i tij do të fitojë në Shkup, edhe pse u pyet për fituesin në Shkup, lideri i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi: “Ne do të fitojmë edhe te kryetarët e komunave me numër të përgjithshëm, do të fitojmë edhe te numri i përgjithshëm i keshilltarëve, edhe sa i përket numrit të përgjithshëm të votave në vend, dhe do ta fitojmë edhe qytetin e Shkupit”.
Athua Hristijan Mickovski nuk e përmendi Shkupin për shkak se VMRO-DPMNE thotë se nuk ka kandidat të vetin, ose i ka parë rezultatet e anketave të fundit që konstatojnë përparësi të madhe të kryetarit Petre Shilegov, kundrejt kandidates së “pavarur” Danella Arsovska, e përkrahur nga koalicioni VMRO-DPMNE-ASH-Alternativa?