Shkup, 2 gusht – Kryeministri, Hristijan Mickoski sot kërkoi nga liderët dhe subjektet në vend që të mos keqpërdorin çështjet etnike dhe ngritin tensione, por të diskutojnë për ekonominë, sundimin e ligjit, arsimin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Ajo që më shqetëson nëse shohim pamjen e përgjithshme është se ka elementë dhe entitete në shoqëri që vazhdimisht vendosin në tavolinë kërkesa që krijojnë konflikte dhe sulmojnë unitetin. Në këtë kuptim, është e pashmangshme ndjesia se jo të gjithë subjektet dhe aktorët politikë janë të përkushtuar njëlloj ndaj atdheut tonë, pra në rrëfimet do ta respektojnë atë gjithmonë, por me veprat që vënë në tavolinë bëjnë krejt të kundërtën. Prandaj ju thashë më herët për unitetin mbi të cilin u ndërtua Manifesti i Krushevës, të cilin e kemi gjithnjë e më pak sot dhe është një ideal për të cilin çdo luftë vlen sot, prandaj lufta duhet të vazhdojë. Dhe ky është folklori politik, edhe pse në thelb motivet e kësaj sjelljeje ndaj atdheut janë të barabarta si të dikujt tjetër dhe gjenden në interesa personale dhe qëllime fitimprurëse, të cilat fatkeqësisht janë ende të pranishme”, tha Kryeministri Hristian Mickoski në kremtimin e sotëm të festës së madhe “2 Gushti Dita e Republikës – Ilindenit”.
Kryeministri Mickoski tha se nuk do të bisedojë për tema që krijojnë tensione dhe keqpërdor çështjet etnike dhe u bëri thirrje të gjithë liderëve, subjekteve që të diskutojnë atë që është me të vërtetë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, siç janë ekonomia, sundimi i ligjit, arsimi, inovacionet që kanë të ardhe.
“Ata dalin me kërkesa për të ardhur në pushtet, që për ta do të thotë privilegje, para, qendra tregtare, perandori, ndërtesa, prona, përfitime të fituara në kurrizin e popullit. Dhe këtu maqedonasit dhe shqiptarët dhe turqit dhe serbët dhe vllehët dhe romët dhe boshnjakët dhe të gjithë qytetarët e paguajnë të gjithë së bashku. Dhe kur shpërndajnë kërkesa që godasin kështu shtetin, duhet të jenë të vetëdijshëm se unë si drejtues mund dhe në fakt kam kërkesa që mund të vihen lehtësisht në tavolinë, por do të zgjidhin problemet thelbësore të qytetarëve. A do të sjellë besim tek njëri-tjetri dhe a do të sigurojë një të ardhme për të gjithë ne. Dhe ne të gjithë jemi nën të njëjtin qiell dhe ndajmë një fat të përbashkët”, tha Mickoski.
Prandaj, tha Kryeministri, nuk do të diskutojë për tema që krijojnë tension dhe keqpërdor çështjet etnike dhe u bëj thirrje të gjitha palëve, subjekteve dhe liderëve që të flasin për atë që është me të vërtetë e rëndësishme, që është ekonomia, arsimi dhe risitë që sjellin të ardhmen.
“Le të flasim për më shumë para për njerëzit dhe ekonominë. Le të hapim një debat për ekonominë dhe si të zgjidhen problemet e qytetarëve këtu në Krushevë, Gostivar, Dibër apo Strumicë dhe Prilep, Kavadar apo Kërçovë. Zgjatim dorën për zgjidhjen e problemeve, për dialogë konstruktivë dhe për sugjerime për një jetë më të mirë”, tha Mickosi.
Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria ka vizion ekonomik për zhvillimin e vendit, për vende të reja të punës për të krijuar jetë më të mirë dhe të ardhme të sigurt.