14.8 C
Skopje
Tuesday, September 27, 2022

Mickoski në takim me Tusk: Shteti është duke u larguar nga data për negociata me BE-në

Shkup, 5 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, së bashku me kandidatin për kryetar të komunës së Aerodromit, Timço Mucunski sot në Lubjanë në samitin e EPP-së realizuan takim me kryetarin e Partisë Evropiane Popullore (EPP), Donald Tusk.

Siç kumtoi VMRO-DPMNE, në takim është biseduar për bashkëpunimin e partisë me Partinë Popullore Evropiane dhe për integrimet evropiane të vendit.

Mickoski ka theksuar se shteti “është duke hyrë në cikël të ri të krizës dhe vazhdimisht është duke u larguar me datë për negociata me Bashkimin Evropian”.

“Krahas lëshimeve të shumta të Zoran Zaevit tani liferohen data të reja dhe pengesa të reja të cilat duhet të tejkalohen, që do të thonë se shteti humb potencial lidhur me përmbushjen e këtij qëllimi strategjik. Edhe krahas të gjitha vërejtjeve lidhur me krimin dhe korrupsionin e rritur, mungesa e reformave në gjyqësi si edhe ngecja në ekonomi, shteti duhet të përparojë në integrimet e BE-së, pasi kjo është në interes të të gjithë Ballkanit Perëndimor”, potencoi Mickoski.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img