6.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

Mickoski – Miçel: Qytetarët qartë porositën se nevojiten ndryshime të cilat do të sigurojnë një të ardhme të re dhe qeveri të qëndrueshme

Shkup, 4 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski, sot realizuan takim me kryetarin e Institutit Demokratik Kombëtar të SHBA-së, Derek Miçel.

Mickoski, siç është theksuar në kumtesën e partisë, e ka përshëndetur angazhimin dhe bashkëpunimin e IDK-së me VMRO-DPMNE-në dhe ka shprehur gatishmëri për vazhdimin dhe përparimin e bashkëpunimit të deritanishëm me qëllim të përforcimit të proceseve demokratike në shtet.

“Bashkëbiseduesit biseduan edhe për rezultatet e zgjedhjeve lokale, për të cilat kryetari Mickoski theksoi se qytetarët qartë porositën se nevojiten ndryshime të cilat do të sigurojnë një të ardhme të re dhe një qeveri të qëndrueshme e cila do t’i reflektojë kërkesat e qytetarëve. Të gjithë kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së do të punojnë për një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve në vend dhe realizimin e projekteve kryesore të cilat i premtuan në fushatën zgjedhore. Njëherësh ai theksoi se nevojitet një hetim i plotë të keqpërdorimeve të institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor dhe mjeteve jodemokratike  të përdorura nga pushteti në largim”, theksohet në kumtesën  e VMRO-DPMNE-së.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi me IDK-në duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në drejtim të përmirësimit të proceseve demokratike në shtet.

Marketing
Related news