0.8 C
Skopje
Tuesday, November 29, 2022

Mickoski: 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende mendohen për dorëheqje

Shkup, 23 shtator – I ftuar në TV “Shenja” lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende nuk mendojnë për dorëheqje, për këtë rast Mickoski theksoi se personalisht garanton se nuk do të qetësohet derisa nuk del në shesh e vërteta.

“Nëse prisni ata njerëz të parashtrojnë dorëheqje, nëse prisni ata njerëz të largohen unë ju them se nuk do të largohen, sepse e keni parë atë korrespondencën e drejtorëve të emëruar nga LSDM-ja, në atë grup i cili doli në opinion ku njëri prej tyre u thotë ‘Nëse bie Venko, do të biem të gjithë’, paramendoni 14 njerëz u dogjën të gjallë dhe shifni se si mendojnë. Çka prisni më shumë nga ata njerëz? Të cilët pothuajse të gjithë bënë betimin e Hipokratit. Absolutisht ky rast nuk do të mbyllet siç është tani dhe nëse ata mendojnë se kështu e kanë zgjidhur çështjen pasi tani ju garantoj që nuk do të jetë kështu. Personalisht, ndërsa funksionoj politikisht, nuk do të qetësohem derisa e vërteta të dalë në dritë, dhe këtë ia kam premtuar familjes që kam vizituar,” theksoi Mickoski.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img