19.8 C
Skopje
Friday, October 4, 2024

Mexhiti shpreh keqardhje për incidentin me presidenten Osmani: Të shmangen dukuri të tilla, po bëhet analizë e thellë

Shkup, 2 gusht – Për rastin e incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit mes sigurimit të aeroportit dhe sigurimit të presidentes kosovare Vjosa Osmani, ka reaguar edhe Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti i cili thotë se në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës SH.E. Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup, transmeton Zhurnal.mk.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa pyetje të hapura dhe me dialog të sinqertë dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës SH.E. Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup”, shkruan kështu Mexhiti.

Sipas tij, pasi të jetë bërë një analizë e duhur e të dhënave të grumbulluara në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme.

“Theksojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pasi të jetë bërë një analizë e duhur e të dhënave të grumbulluara në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, shkruan për fund Zëvendës kryeministri i parë Mexhiti.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1023641609141090&id=100044857800537&mibextid=xfxF2i&rdid=xIAdJEb6pFiDVGhO

Marketing
Related news