15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Meta: Jam krenar për punën time si president

Teksa pritet opinioni i Venecias për çështjen e shkarkimit të presidentit, për të cilin është votuar në Kuvend, Ilir Meta ka dhënë një koment nga Pogradeci, aty ku ka marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”.

Meta është shprehur se në Venecia nuk ka asnjë çështje për presidentin, pasi ai e ka quajtur atë politike.

“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për presidentin. Ajo është çështje politike. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, për të pasur sot një situatë aspak të dëshirueshme. Negociatat tashmë duhet të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Meta.

Ai u pyet edhe për “Foltoren” e Berishës.

“Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada ka uljet e ngritje e saj edhe brenda grupimeve politike”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img