13.8 C
Skopje
Sunday, February 25, 2024

Merre ose lëre – Arsenali me ofertë të fundit për Toneyn

Ivan Toney vazhdon të jetë prioritet i Arsenalit dhe afati kalimtar veror do të përcaktojë të ardhmen e sulmuesit të Brentfordit.

Topçinjtë janë në dijeni se do ta kenë të vështirë ta transferojnë lojtarin, pasi rivali i tyre nga Liga Premier kërkon mbi 100 milionë euro.

Arsenali do të ishte i gatshëm të paguante afro 70 milionë euro, siç raporton Daily Mirror, por që Brentfordi kërkon edhe 30 milionë më shumë.

Me atë çmim minimal të blerjes, Arsenali do të duhet të kërkojë forma të tjera negocimi me Brentfordin për të ulur çmimin e blerjes së sulmuesit anglez.

Gunners nuk janë të vetmit në garë për Toneyn, pasi edhe Chelsea e Manchester Uited i duan shërbimet e tij.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2025, andaj shuma prej 100 milionë euro do të ulet ndjeshëm në verë me lojtarin që tashmë ka kërkuar largimin nga Brentfordi.

Marketing
Related news