9.8 C
Skopje
Monday, October 3, 2022

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira mesatare lokale

Shkup, 2 tetor – Moti në vendin tonë pas mëngjesit të ftohtë do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri 24 gradë.

Në Shkup, moti kryesisht do të jetë me diell, me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 6, ndërsa e ditës do të ngritet deri 22 gradë.

Të dielën dhe në dy ditët e para të javës së ardhshme do të përqendrohet mot stabil dhe me diell, me paraqitje të vranësirave të vogla deri mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa të ditës në rritje graduale. Reshje të reja priten të mërkurën nga fundi i ditës.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img