8.8 C
Skopje
Thursday, April 18, 2024

Mediat shtetërore raportojnë për një përpjekje të dështuar për grusht shteti në Sudan

Një përpjekje për grusht shteti në Sudan “dështoi” herët të martën, raportuan mediat shtetërore, pa identifikuar komplotistët.

“Ka pasur një përpjekje të dështuar për grusht shteti”, kanë raportuar mediat shtetërore, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Një anëtar i këshillit qeverisës të vendit i tha Reuters se situata është vënë nën kontroll.

Marrja në pyetje e të dyshuarve të përfshirë në grushtin e shtetit të hënën do të fillojë dhe ushtria do të lëshonte një deklaratë së shpejti, tha zëdhënësi Mohamed Al Faki Suleiman.

Suleiman më parë u kishte bërë thirrje të gjithë sudanezëve “që të mbrojnë vendin”.

Në një koment në Facebook, ai tha, “Vraponi për të mbrojtur vendin tuaj dhe për të mbrojtur tranzicionin”.

Një burim qeveritar i tha Al-Jazeera se përpjekja për grusht shteti u krye nga oficerë me automjete të blinduara që vinin nga rajonet e Wadi Sidna dhe Omdurman. 

Marketing
Related news